Në senacën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur se Partia Demokratike, i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, raporton InLajmi.
Nga PDK, ka folur deputetja Blerta Deliu-Kodra e cila ka ftuar edhe partitë e tjera që t’I bashkangjiten nismës së tyre.
“PDK-ja i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e Osmanit për shkarkimin e zonjës Daka ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. I ftojmë edhe partitë e tjera që të na bashkëngjiten”
Deputetja është shprehur se PDK-ja këtë vendim e sheh si tendencë për qeverisje autoritare.
”PDK-ja ketë vendim e sheh si tendencë të një qeverisje autoritare, e cila provon që të vë kontroll në të gjitha institucionet kyçe. Shkarkimi është politik dhe dëmton demokracinë. Shkarkimi i saj është bërë pas zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike që morën vlerësime edhe nga ndërkombëtarët”, ka thënë Deliu Kodra.
Tutjem ajo ka shtuar se Presidentja Osmani ka shkeluar Kushtetuën dhe ka zbatuar urdhërin e Albin Kurtit.
“PDK-ja vlerëson që shkarkimi i saj është kryekëput politik,. Presidentja Osmani e ka shkelur Kushtetutën duke e zbatuar urdhrin e Albin Kurtit dhe VV-së për kapjen e këtij institucioni”, ka thënë ajo./InLajmi/