Gareth Bale është vlerësuar si më i miri në ndeshjen Uells-Turqi.
Bale humbi një penallti në fitoren 2-0 të Uellsit, por ishte vendimtar në të 2 golat dhe për 90 minuta bëri paraqitje pozitive, për ta shpallur atë lojtarin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Uellsi ka shkuar në kuotën e 4 pikëve dhe sfidën e fundit në Grupin A do ta zhvillojë me Italinë, përcjell Gazeta Express.
Duke e ditur se nga 6 skuadra të vendit të 3, shkojnë 4 në rundin tjetër, kjo fitore është shumë shumë me vlerë për Uellsin.