Komuna e Deçanit ka vazhduar aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit, ku një ndër to ka qenë edhe ekspozita “N’rrugë drejtë lirisë”, përcjell InLajmi.
Ku kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka thënë se përmes kësaj ekspozite kanë kujtuar luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve të Deçanit.
Ndër të tjera Ramosaj ka shkruar se shumë qytetarë kanë dhënë kontriburtin në forma rë ndryshme për të ardhur deri këtu ku janë sot.
Postimi i plotë i tij:
Me anë të ekspozitës “N’rrugë drejtë lirisë”, kemi kujtuar luftën dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve të Deçanit, që në forma të ndryshme dhanë kontribut për të ardhur deri këtu ku jemi sot!
Faleminderit përjetësisht!
BR /InLajmi/






















