Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka treguar se në nderim dhe falënderim të “Ditës së Çlirimit” së bashku me qytetarët të kësaj komune kanë ngritur falmurin e UÇK-së, përcjell InLajmi.

Ramosaj në nderim të kësaj dite ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovë.


Para 22 viteve me 16 Qershor komuna e Deçanit është çliruar nga okupatori serb.
Postimi i plotë i tij:
Në shenjë nderimi dhe falënderimi ,”Ditën e Çlirimit” e filluam me ngritjen e flamurit të UÇK-së dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!
Lavdi përjetësisht!
BR /InLajmi/



















