Albin Kurti, kryeministri i vendit nesër do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel, përcjell InLajmi.
Për këtë takim ka shkruar në rrjetet sociale edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.
Sipas tij, nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.
”Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbisë. Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut. Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen. NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai./InLajmi/