Se pandemia artistët i ka lënë me pasoja ekonomike dhe psikologjike e pranon edhe këngëtari Alban Mehmeti, eksulzivishtë në emisionin INVIP në InLajmi ka thënë se dasmat dhe mbrëmjet muzikore i kanë munguar shumë, shkruan InLajmi.
“Na ka prekur shumë çdo gjë, edhe në anën private edhe në atë profesionle por kjo pandemi ka prekur krejtë botën dhe është dashtë me u pajtuar edhe ne me këtë realitet të hidhur“.
Në pyetjen e bërë rreth datave të rëzervimeve për dasmat, Albani na është përgjigjjur se qytetarët dasmat i rezervojnë shumë më herët ndoshta edhe 2 vite para sezones .
E pyetjes një milionëshe se a do të ngriten çmimet e dasmave Alban Mehmeti premton një gjë se çmimi i dasmave do jetë i njejti dhe nuk do të ketë as edhe një cent ngritje kësaj vere me qenëse sipas këngëtarit humbjet materiale kanë qenë të mëdha.
“Humbjet kanë qenë të mëdha sepsë jemi një ekipë shumë e angazhuar, e çmimet janë caktuar moti nuk ka më me lëvizë, çka ka qenë ka qenë, kështu që çmimi do të jetë i njetë”, ka përfunduar Mehmeti
Albani tha se gjatë kohës së pandemisë është dashur të anulohen shumë dasma, ahengje të tjera si mbrëmje maturash, mbrëmje muzikore etj. /InLajmi/