Pas shkarkimit të Valdete Dakës ka reaguar Zani Vula nga Shoqëria Civile, ku tha që kryetari i ri i KQZ-së në vitin 2019 më 8 Mars në kohën kur ishte gjykatës e fali të akuzuarin për krimë lufte Milorad Zajiq, përcjell InLajmi.
Vula përmes një postimi në Facebook tregoi që i akuzuari Milorad gjykohej për eksekutimin e mbi 4 familjeve në Pejë si dhe për krimet në fshatin Dush të Klinës.
Me ironi Vula e përgëzoi Radoniqin për pozitën e re ku i tha që tani më u bë ekip adekuat i Qeverisë.
Postimi i plotë i tij:
Milorad Zajiq, i akuzuar për krime lufte, është liruar me 8 mars 2019 nga aktakuza për vepër penale i cili po gjykohej për eksekutimin mbi 4 familje në Pejë. Si dhe krimet në fshatin Dush të Klinës.

E këtë kriminel e fali gjyqtari Kreshnik Radoniqi.
Kreshnik, urime për pozitën e re si kryesus i KQZ.
Tash u bëtë ekip adekuat i qeverisë! /InLajmi/