Policia e Kosovës ka njoftuar se në polici është raportuar për një person të plagosur në Mitrovicë, saktësisht në afërsi të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë, në Mitrovicën e Jugut, përcjell InLajmi.
Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës ka thënë për Gazetën InLajmi se viktima është i moshës 50 vjeçare dhe menjëherë është dërguar në Spitalin e qytetit për tretman mjekësor.
Zahiti ka bërë të ditur se njësiti policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetura rastin, ku është njoftuar edhe Prokurori.
“Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut Njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin. Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/