Që nga fillimi i COVID-19 e deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vdekur 599.181 persona teksa gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 431 pacientë.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins numri i të infektuarve ka arritur në mbi 33milion persona me 11.315 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3.8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur, transmeton Klankosova.tv.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e 2-të.