Franco Federici, komandant i KFOR-it në Kosovë ka mbajtur një takim me ambasadorët e SHBA-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përcjell InLajmi.
Pjesë e takimit ishte edhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë.
Sipas njoftimit nga KFOR, takimi ishte një drekë pune ku u diskutuan çështje për sigurinë e Kosovës dhe për rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe FSK-së.
Njoftimi i plotë i KFOR-it:
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Franco Federici, u takua me Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, si dhe Ambasadorët e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Takimi, i cili është pjesë e konsultave periodike që zhvillohen midis ambasadorëve të QUINT-it dhe Komandantit të KFOR-it, ishte një drekë pune.
Ata diskutuan dhe shkëmbyen informacione në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis Organizatave Ndërkombëtare dhe Forcës së Kosovës.
Gjithashtu janë diskutuar veprimet e mëtejshme dhe fushat e reja të bashkëpunimit
Vetëm së bashku, mund të arrijmë një qëllim të përbashkët, është mesazhi i ndarë midis të shquarve. /InLajmi/