Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se Presidenti rus Vladimir Puti nuk do të shkojë në Zvicërr thjesht për të takuar Biden, por do të shkojë sepse gjendja e acaruar mes 2 vendeve kërkon një takim, transmeton InLajmi.
“Arsyeja kryesore që Putin të shkojë, është gjendja e dobët e marrëdhënies midis 2 vendeve tona. Dhe një nivel kritik i kësaj marrëdhënie kërkon një samit, sepse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të dialogut tonë, ” tha Peskov.
Takimi i javës së ardhshme në Gjenevë ndërmjet Biden dhe Putin, vjen duke marrë parsysh marrëdhëniet e krijuara që në muajt e parë të administratës së Biden, shkruan CNN.
Shtetet e Bashkuara në muajin Prill kanë njoftuar sanksione gjithëpërfshirëse, duke ndëshkuar Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e SHBA në 2020, okupimin e saj të vazhdueshëm me vendin, “abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut” në Krime dhe sulmin kibernetik SolarWinds, që u cilësua si një nga shkeljet më të këqija kibernetike që ka goditur ndonjëherë qeverinë e SHBA. /InLajmi/




















