Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca përkujtuan sot ushtarët e NATO-s, raporton InLajmi.
Ata vendosën kurora lulesh në pllakat përkujtimore të ushtarëve të NATO-s, që dhanë jetën në luftën e fundit në Kosovë.
Osmani tha që hyrja e forcave të NATO-s, së bashku me UÇK-në i sollën lirinë, çlirimin dhe paqen Kosovës.
“Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm, të cilët i qëndruan përkrah Kosovës në momentet më të errëta, Po ashtu edhe për vazhdimin e kontributin i cili nuk është ndalur, e që vazhdon edhe sot. 12 Qershori hyrja e forcave të NATO-s, së bashku me UÇK-në i sollën Kosovës lirinë e çlirimin dhe paqen, pas shumë vuajtjeve. Kjo pllakë e shënon historinë e re të Kosovës dhe bashkëpunimin me aleatët tonë”, u deklarua Presidentja Osmani.
Kryeministri Kurti tha që ne i’a përkujtojmë vetës çdo ditë, të gjithë ata që dhanë jetën për liri.
“Në Qershorin e 1999 kishim zjarr në qiell e në tokë, por këmbësori e NATO-së i bashkohet ushtarëve për ta ndalur gjenocidin e Millosheviqit. Ne ia përkujtojmë vetës çdo ditë dhe të gjithë ata që dhanë jetën ndodhën në themelet e shtetësisë”, tha Kurti.
Kurse Kryeparlamentari Konjufca u shpreh se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, këtë e dëshmon ndërhyrja e ndërkombëtarëve. /InLajmi/
