Skuadra e Turqisë është duke u përballur me Italinë, ndeshje e vlefshme për fazen e grupeve të Euro 2020.
Italia ësht në epërsi me 2 gola.
Imobile ka shënuar golin e 2-të .
I pari ishte një auto-gol nga Demiral i cili e devijoj gabimisht tentativën e Berardit në minutën e 53-të të ndeshjes.
Italia pati disa mundësi edhe në pjesën e parë, por pa arritur të realizojë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola. Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë.
Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli.
Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Italia kishte disa të tilla, ndërsa Turqia tentoi të befasojë nëpërmjet kundërsulmeve, përcjell Reporteri.net.
Në fund të pjesës së parë, një lojtar turk preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk akordoi penallti.