Ka filluar ndeshja Turqi – Itali dhe bashkë me të ka nisur rrugëtimin Kampionati Evropian me një vit vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndeshja mes Turqisë dhe Italisë luhet në Romë në stadiumin “Olimpico”.
Italia dhe Turqia kanë luajtur 10 ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore.
Italianët fituan 7 herë, ndërsa kishte 3 barazime.Finalja dhe gjysmëfinalet, 2 raundet e 1/8 dhe 3 ndeshje të fazës së grupeve do të zhvillohen në stadiumin e Wembleyt në Angli.
6 ndeshje të fazës së grupeve dhe një çerekfinale luhet në stadiumin Saint Petersburg në Rusi. Nga 3 ndeshje të grupeve dhe nga një çerekfinale do të luhen në Baku, Mynih dhe Romë.

Nga 3 ndeshje të grupeve dhe nga një ndeshje e 1/8 së finales do të luhen në Amsterdam, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Glasgou dhe Sevillë, përcjell EkonomiaOnline.
Këto janë ekipet e ndara në gjashtë grupe:Group A: Turqi, Itali, Uells, ZvicërGroup B: Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, RusiGroup C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e VeriutGroup D: Angli, Kroaci, Skoci, Republika ÇekeGroup E: Spanjë, Suedi, Poloni, SllovakiaGroup F: Hungari, Portugali, Francë, Gjermani.