Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, ka deklaruar të enjten se shteti do të ndërtojë një mur kufitar me Meksikën, në përpjekje për të parandaluar emigrantët të cilët mësyjnë SHBA-në, transmeton InLajmi.
Ndërtimi i murit ishtë një nga projektet më të favorizuara nga ish-Presidenti Trump, dhe duket se tani ka një mundësi të realizohet.
Ende nuk është e qartë nëse shteti i Teksasit ka një autoritet të tillë, megjithatë guvernatori gjatë një takimi me zyrtarët e zbatimit të ligjit shtetëror tha se ai do të sjellë më shumë detaje rreth murit javën e ardhshme.
Abbott shpjegoi se projekti do të nisë me vendosjen e e agjentëve shtesë të zbatimit të ligjit, të cilët do të ndihmojnë Patrullën Kufitare në parandalim të emigrantëve.
Duke qenë se nga marrja e detyrës Presidenti Biden ka lehtësuar kufizimet e vendosura nga ish-Presidenti Trump, guvernatori ka fajësuar atë për shtimin e emigrantëve në vend, shkruan New York Times.
Menjëherë pas njoftimit për ndërtimin e murit, kanë reaguar avokatët e emigracionit duke thënë se guvernatori Abbott me shumë mundësi do të përballet me sfida ligjore për këtë lajmërim./InLajmi/