Pas liturgjisë së mbajtur në kishën serbe e cila gjendet në oborrin e UP-së, në dyert e saj ishte gjetur një mbishkrim në gjuhën angleze në të cilin thuhej se “Jezusi urren serbët”, shkruan InLajmi.
PSD, e cila kishte nisur një aktivitet pas kësaj ngjarjeje, e ka fshirë mbishkrimin.
Akoma nuk ka informacione për vendosjen e shkrimit, ndërsa zona rreth kishës dhe aktiviteti i PSD-së, është nën patrullimin e policisë.
Kujtojmë se pas kësaj ngjarje edhe rektorati i UP-së ka njoftuar se do të ndërmerren veprime ligjore për lirimin e kampusit universitar nga objekte të ndërtuara pa leje, siç është edhe kisha serbe.
Ceremonia fetare e mbajtur të enjtën në këtë kishë, ka sjellur shqetësime në opinion, ndërsa nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit është njoftuar se kjo liturgji fetare është mbajtur për herë të parë që nga viti 1998, në krye me Peshkopin Teodosije./InLajmi/