Presidentja e vendit, Vjosa Osmani më në fund ka reaguar për dënimin e përjetshëm që ia shqiptoi gjykata kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, përcjell InLajmi.
Osmani, ka thënë se njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit, kur shohin këtë verdikt, do të ndjehen një hap më tepër drejtësisë.
“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka shkruar ajo në Twiter.
Tutje Osmani ka thënë se ky gjykim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur vihet drejtësia.
“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më afër drejtësisë.

Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi.
Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve./InLajmi/