Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informatë për një incident zjarri në një shtëpi në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi nga zëdhënësia e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se shtëpia që është përfshirë nga zjarri ka qenë e pa banuar, gjithashtu zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/