Në mbledhjen që është mbajtur, Qeveria e Kosovës ka miratur Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministravë të Republikes së Shqipërisë, raporton InLajmi.
Në këtë mbledhje u diskutua heqja e leje qëndrimit të përkohshëm të 2 palëve.
Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashi tha që kjo projekmarrëveshje është në interesa të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit bilateral.
Gashi tha që heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për te huajt.
“Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, u shpreh ai. /InLajmi/
















