Mimoza Kusari – Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së ka mabjtur konferencë për media pas mledhjesë së Kryesisë, ku sipas saj në këtë mbledhje është vendosur që të premten me 11 Qershor të mbahet seanca e raportit të kryeministrit Albin Kurti, raporton InLajmi.
“Në rendin e ditës ishte kërkesa e kryeministrit Kurti për raportim para deputetëve lidhur me zhvillimet për dialogun dhe raportimin e kryeministrit, ndërsa si pikë e tjetër në seancë plenare do mbahet ditën e premte më 11 qershor, ndërsa punimet vazhdojnë ditën e hënë për tema tjera, respektivisht për efektet e pandemisë, pra kemi dy dite seanca”.
“Po ashtu kërkuam që në zgjedhjen e kandidatëve dhe trupave të raportimit të ketë bord shtesë për rritjen e transparencës për intervistat e kandidatëve, në kuadër të përgjegjësisë që kemi si kandidatë”, tha Kusari-Lila.
Gjatë konferencës Kusari – Lila është pyetur për takimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca në Tiranë ku ka thënë se ka frikë të diskutohet në dialog lidhur me Asociacionin për komunat me shumicë serbe, Kusari tha se kjo është çështje që i takon vet kryeministrit.
“Është çështje që kryeministri Kurti të raportojë edhe pse nuk kam një informatë që ka një pikë të tillë”, theksoi tutje ajo.
“Rezolutën në këtë temë pra për dialogun e shohim si të panevojshme”, u përgjigj Kusari-Lila lidhur me rezolutën mbi dialogun. /InLajmi/