Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar gjithsej 80 aksidente trafiku, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 27 nga aksidentet kanë përfunduar më të lënduar, ndërsa 53 vetëm me dëme materiale.
Në raportin e fundit policor poashtu është njoftuar se janë shqiptuar 1.626 tiketa trafiku, ndërsa për mosrespektim të masave kundër koronavirusit 43 tiketa.
Të dhënat e tjera tregojnë edhe për 25 persona të arrestuar dhe 18 në mbajtje.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë aksident me fatalitet apo ndalime të tjera policore./InLajmi/