2 meshkuj kosovarë dhe një femër në Prishtinë janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi. Kjo për shkak se këta persona kanë tentuar t’i shmangen pagesës së tatimit, njofton Policia përmes raportit të tyre 24 orësh .
Pas intervistimit, 2 meshkujt janë dërguar në mbajtje derisa femra është lëshuar në procedurë të rregulltë.
Ndryshe, arrestimi i tyre ka ardhur pas vazhdës së hetimeve të zhvilluara në lidhje me këtë rast.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shmangie nga tatimi
Prishtinë viti 2019-2020 -13:00. Në vazhdimin e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin me 04.06.2021 janë arrestuar dy meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Pas intervistimit në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj dërgohen në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/