Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoan ka shkaktuar habi me deklaratën e tij se ka marrë edhe një dozë të vaksinës, dozën e 3 të vaksinës anti-Covid.
“Kam marrë dozën e 3-të të vaksinës. Vendosa ta marr për të parë nëse rriten apo jo anti-trupat. Falë Zotit, tani kam 2.160 anti-trupa”, tha ai.
Kreu i shtetit turk nuk saktësoi se vaksinën e cilës firme, Sinovac-ut apo Pfizer-it ka përdorur për injektimin dozës së 3 e as arsyet pse mori një vendim të tillë.
Kjo ka ngjallur reagime tek akademikët dhe politikanët.
Kardiologia turke Bengi Basher tha në një intervistë për Deutsche Welle në turqisht se nuk ka arsye shkencore marrja e 3 dozave të një vaksine brenda 5 muajsh.
Dozën e parë të Sinovacut, Erdogan e mori në janar, ndërsa të 2 nga po e njëjta firmë në shkurt.
Ekspertët rekomandojnë që me vaksina të tilla si Sinovacu, doza e 3 të merret jo më herët se 6 muaj, ndërsa për Pfizerin, 1 vit pas dozës së parë.
Ndërsa opozitari republikan Engin Ozkoç kritikoi presidentin duke thënë se teksa nuk ka mjaftueshëm vaksina për injektimin e dozës së parë, Erdogan merr të 3.