Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot te familja Ejupi, për ngushëllime.
Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ejupi me rastin e vdekjes së nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi.
Ai gjithashtu përmes rrjetit të tij social-Facebook tha se Kosova përherë me nder e krenari, do ta kuptojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me Ministrin Berisha, Gjeneralin Rama dhe kolegë të tjerë, sot ishim për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.
Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës./InLajmi/