Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Fushë Kosovë, ku është përfshirë një motoçikletë, shkruan InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:10 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti./InLajmi/