Këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Shefki Gashi, ka folur për garën e të parit të kryeqytetit.
Ai ka thënë se partitë tjera përveç LDK-së do të shpenzohen kot për zgjedhjet e të parit të kryeqytetit.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka kritikuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje e kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Ai ka thënë se nga ky subjekt kanë punësuar persona me e pa përvojë.
“Veq kot hargjiten. Prishtina ka me fol këtë herë. Vetëvendosje e ka hëngër njëherë e kanë pa. Kanë fut me përvoja e pa përvoja në punë”, ka thënë ai.
Ndërsa, ai ka kritikuar edhe AAK-në e PDK-në, duke thënë se janë larg fitores në Prishtinë.
“Komuna duhet të ketë njeri të nivelit profesional. Dauti s’ka çka lyp. Ndërsa Uran Ismailin unë e kam pasur koleg, është intelektual, por i painteresuar për zhvillimet në komunë”, ka shtuar ai