Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Prishtinë, saktësisht në rrugën Qemajl Stafa, përcjell InLajmi.
Policia ka treguar se gjatë kontrollimit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar disa gjë sende.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Qemajl Stafa, Prishtinë 01.06.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin tij i janë gjetur dhe sekuestruar 3 radiolidhje, 3 telefona celular, disa kartela të bankës dhe një qelës veture. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/