Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar kryediplomaten Donika Gërvalla për gjuhën e saj, siç cilëson ai, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë të dhënë për një medium të huaj.
Klinaku, ka theksuar se Gërvalla edhe sot po të pyetet ka qëndrime të njëjta. Derisa shton se Gërvalla me këto deklarata po e dëmton shtetin e Kosovës.
Sipas tij, kjo e fundit duhet të dijë se kë e përfaqëson.
“Gërvallën edhe sot me pyet njejt deklarohet, ajo e luan rolin e prokurorit. Ajo e ka gabuar edhe adresën, sepse nuk mund te flas ashtu në një gazetë kur është në pushtet”, përcjell T7.
Në njëfar forme ajo nuk mund t’i bëjë asgjë UÇK-së, por po dëmton shtetin. Gërvalla duhet të dijë se kë po e përfaqëson”, tha ai.