Policia e Kosovës , sot në orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të prokurorisë kompetente ka realizuar një kontroll në fshatin Novosellë e Epërme, komuna e Gjakovës, përcjell InLajmi.
E operacioni i kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse është kryer nën dyshimin për posedim të “dokumenteve zyrtare të falsifikuara” dhe kryerje te veprës penale “mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së, nga personi i dyshuar mashkull kosovar.
Ndërkohë, gjatë realizimit të kontrollit/bastisjes në një dhomë të personit të dyshuar të lartcekur janë gjetur si prova materiale: Leje qëndrimi sllovene ( të dyshuara si të falsifikuar), transaksione bankare të ndryshme (në vlerë mijëra euro) dhe 2.700 që dyshohet se janë marrë nga ankuesit.
Dyshohet se për një dokument zyrtar të leje qëndrimit slloven, viktimat kanë paguar rreth 4.500 euro.
Lidhur me rezultatet e kontrollit është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit provat material konfiskohen, ndërsa personi i dyshuar ndalohet 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./InLajmi/


















