Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mes natës një person nën ndikimin e alkoolit ka therur me thikë 2 persona të tjerë, në rrugën Ilir Konushevci Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë lëndime të rënda kanë marrë viktimat të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Ilir Konushevci , Prishtinë 01.06.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, 2 viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime. /InLajmi/