Leonard Marmullaku i Dukagjinit u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Flamurtari, përcjell InLajmi.
Ai ndërhyri brutalisht në mbrojtësin Lorik Maxhuni, duke ia thyer këmbën.
Komisioni disiplinor mori vendim të rëndë për Marmullakun duke e dënuar me 8 ndeshje moslojë.
Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:
Lojtari i KF ”Dukagjini” me nr fanele 16 Leonard Marmullaku dhe nr ID 002345M02. Në minutën e 90+, ndërhyn brutalisht ndaj lojtarit kundërshtar, duke i shkaktuar lëndim të rëndë (fraktur në këmbë), me ç`rast e ka paaftësuar për lojë për një kohë të gjatë. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.
Bazuar në nenin 44 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore:
Dënohet me tetë (8) ndeshje mos lojë sipas radhës të organizuara nga FFK./InLajmi/