Vedat Muriqi do ta mbajë mend gjatë 1 qershorin, ditën kur shënoi 4 gola.
Sulmuesi kosovar shënoi 4 gola në miqësoren kundër San Marinos, duke u bërë lojtari i parë që arriti këtë shifër me fanellën ‘dardane’.
Pas ndeshjes Muriqi e mori topin e ndeshjes për ta mbajtur kujtim, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe , këtë ndeshje, gjegjësisht shënimin e 4 golave, i janë gëzuar shumë futbollistë shqiptarë, të cilët kanë uruar përmes rrjeteve sociale.