Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatën e radhës për asamble në komune, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinaj kandidatja e radhës është Valbona Imeri – Mehmeti aktiviste dhe afariste e suksesshme.
Sipas Haradinaj angazimi i Valbonës në shërbim të zhvillimit të kryeqytetit është mjaftë i rëndësishëm.
Postimi i plotë i tij:
Sot po i hyn garës për Asamblenë Komunale të Kryeqytetit edhe aktivistja dhe afaristja e suksesshme Valbona Imeri – Mehmeti.
Valbona është pjesë e strukturave të Aleancës dhe vazhdon të jap kontributin e saj për zhvillime pozitive, shoqërore e veçanërisht për rolin e grave në shoqëri.
Angazhimi i saj në shërbim të zhvillimit të Kryeqytetit, e veçmas në sferën e fushëveprimit të saj, janë të një rëndësie të veçantë.
Lista garuese për Prishtinën përditë e më shumë po gjen mbështetje nga personalitete të ndryshme të shoqërisë sonë.
Suksese e nderuar Valbona e na priftë e mbara! /InLajmi/