Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka kujtuar të rënët e Deçanit, përcjell InLajmi.
Ai ka shprehur mirënjohjen dhe dhe falënderimin për sakrificën e të rënëve në vend, nërsa ka rikujtuar se Deçani ishte qyteti i parë që u shkatërrua nga pushtuesi serb qysh në maj të vitit 1998.

“Deçani! Qyteti i parë që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar më tutje, pavarësisht sfidave. Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve. Lavdi!”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Deçani!
Qyteti i parë që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar më tutje, pavarësisht sfidave.
Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve.
Lavdi!
RH
/InLajmi/





















