Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, përcjell InLajmi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Sipas institutit temperaturat maksimale e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s./InLajmi/