Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears ditën e djeshme ka mbërritur në Shqipëri.
Pas suksesit të madh që korri në “Eurovision 2021”, ku ai përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe” dhe fitoi vendin e 3, karriera e tij do të vijojë në Paris në përgatitjen e 3 albumeve.
Ai thotë se ka përfaqësuar të 2 kombësitë.
I njëjti theksoi se do shkojë në Francë e më pas në Spanjë për të punuar për projektet e tij.
“Njerëzit janë të interesuar për muzikën time. Me Eurovisionin kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. Eurovision më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Francë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në Eurovision”, tha Muharremaj.
Tutje ai bëri apel që të punohet sa më shumë , të kenë besim tek vetja.
“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në 3 vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua t’i them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj në një intervistë për Top Chanel.
Theksojmë se Gjon’s Tears përfaqësoi këtë vit për të 2 herë Zvicrën në “Eurovision”, kësaj radhe i 3 në finale me gjithsej 432 pikë.