Është varrosur me nderime të larta nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Baki Ejupi.
Ceremonia e varrimit është mbajtur në fshatin e tij të lindjes, në Sekiraqë të Podujevës.
Të pranishën në cermonin e varrimit ishin personalitete të larta politike dhe ushtarake dhe një numër i madh i bashkluftetarëve, raporton InLajmi.
Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152.
Ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak në vendin tij të punës.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe 3 fëmijë.