Kreu u Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka 2 kerkesa për Qeverinë e Kosovës, përcjell InLajmi.
Me anë të një statusi në Facebook Haradinaj ka thënë se pandemia ka vështirësuar afarizmin dhe ia ka pamundësuar pagesat e tatimeve shumë bizneve, andaj kreu i AAK-së ka kërkuar nga Qeveria qëafati i cili përfundon më 30 qershor të shtyhet për në fund vit, si dhe të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimve.
Postimi i plotë i tij:
Pandemia e ka vështirësuar afarizmin dhe ia ka pamundësuar pagesën e tatimeve shumë bizneseve, prandaj kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që:
-afatin i cili përfundon më 30 qershor, të përcaktuar me vendim të Qeverisë, si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ta shtynë deri në fund të vitit 2021; dhe
– të zgjatet periudha e marrëveshjeve për shlyerje të detyrimeve.
Meqenëse Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka vonuar të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, afatet për faljen e ndëshkimeve të bizneseve janë të kufizuara dhe si pasojë nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo masë, edhe ashtu e pamjaftueshme!
RH /InLajmi/