Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka mabjtur fjalim gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se qeveria e Kurtit në emër të shkapjes së shtetit po i kap të gjitha institucionet, raporton InLajmi.
Sipas tij rasti konkret është ARKEP dhe AKP-ja të cilat i kanë futur me urgjencë në rend të ditës.
“Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”, ka deklaruar Tahiri.
Ndër të tjera ka thënë se kryeministri Kurti ka prekur temën e AKP-së për poena politikë.
“Kryeministri foli në formën më populiste, ai ka disa muaj që i ka ikë ballafaqimit me opinionin publik dhe ka prekur temën e AKP-së dhe me këtë synon disa poena politikë të cilat është duke i humbur dita ditës”, ka vazhduar ai. /InLajmi/