Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi paspërplasjes në Kuvend të Kosovës ne mes të tij dhe kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci dhe ministrin e financave, Hekuran Murati, raporton InLajmi.
Ndër të tjera Gashi ka thëën se ngjarja nuk ka ndodhur ashtu siç është paraqitur sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së ka ndërhyre pasi që ministri Murati ka kërkuar nga Bogujevci që mos ta lejojë opozitën të flasë.
“E vërteta është që ministri i Financave ju drejtua kryesuese që të mos ua jep fjalën deputetëve dhe më tha mu që s’keni me fol. Ashtu ndodhi. Kryesuesja e seancës i mori urdhrat dhe nuk la debat dhe nuk ua dha të drejtën e debatit dhe diskutimit për rend dite deputetëve. Është e palogjikshme dhe e paarsyeshme. Po ndodh disa herë në këtë legjislaturë dhe mendoji që po e dëmton demokracinë”, ka deklaruar Gashi. /InLajmi/