Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilët do të diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në Kosovë në periudhen e pandemisë, raporton InLajmi.
Nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që si pikë në rendin e ditës të jetë dhe raporti vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjithashedhe raporti për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
“Para miratimit të rendit të ditës, dua të propozojë dy pika shtesë. Në emër të GP-së së VV-së propozojë futjen në rend të ditës edhe të dy rekomandimeve të miratuara në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti. I pari ka të bëj me raportin vjetor të punës të AKP-së dhe i dyti me raportin lidhur me emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të ARKEP”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Paramentar të VV-së.
Mirëpo nga deputeti e PDK-së, Ferat Shala nuk e ka pritur mirë këtë prozpozim duke e kundërshtuar.
Rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,
- Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19. /InLajmi/