Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, ka folur rreth mundësisë që të ketë lehtësim të masave kundër koronavirusit.
Ramadani së fundmi në një intervistë tha se pas rënies së rasteve pozitive dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, vendi ynë mund të mendojë lehtësimin e masave.Ai tha se masat e vendosura kanë dhënë efektin e vet duke lokalizuar virusin.
“Mund të them me përgjegjësi profesionale se masat e vendosura kanë dhënë efektin e vet duke e lokalizuar infeksionin. Meqenëse ne kemi zvogëlim të rasteve rapide në shifrat që i cekëm, atëherë është një shenjë dhe një shpresë që vendi ynë gjatë ditëve në vazhdim mund të mendoj ashtu edhe sikur vendet e tjera të rajonit apo edhe përëndimore, të mendoj për lehtësimin e masave e asaj që quhet “ora policore” por edhe lehtësimin e masave për lokale”, tha ai.
Tutje, ai është shprehur i lumtur se bashkë me zvogëlimin e rasteve pozitiv ka rënë edhe numri i vdekjeve.
“Është fat i madh sikur që edhe e përmendet ju, vendi ynë Kosova ditëve të kaluara ka shënuar rënie rapide të rasteve të pacientëve që janë të infektuar me koronavirus.
Ajo çka është akoma më e rëndësishme numri i rasteve me vdekshmëri gjatë dy ditëve të kaluar ka qenë zero”, tha ai, përcjell KlanKosova
Siç tha ai rënia e numrit të madh të rasteve në 40, 30,20, është një shenjë që situatën e kemi në përmirësim të situatës epidemiologjike.