Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull nga Podujeva kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, përcjell InLajmi.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndër ta dyshuarit i është kontrolluar shtëpia dhe makina, ku pas kontrollimit Policia kishte gjetur një pistoletë me 2 fishekë, një shufër metalike, 2 thika dhe 6.4 gram substancë narkotike.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Podujevë, 25.05.2021 – 21:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe veturës së të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një shufër metali, dy thika dhe 6.4 gram substancë narkotike të llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/