Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Deçani ka raportuar se ka gjeetur disa eshta të cilët dyshohen se janë të njeriut, përcjell InLajmi.

Sipas Policisë janë njoftuar njësiti i krimeve të luftës si dhe prokurori kujdestar.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Deçan, 21.05.2021-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë disa punimeve janë gjetur disa eshtra që dyshohet se janë të njeriut. Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i krimeve të luftës dhe prokuroi kujdestar. /InLajmi/

















