Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar që në bazë të rritjes së pagës minimale të rritet edhe pensioni i veteranëve të luftës së UÇK-së, përcjell InLajmi.
Klinaku ka kërkuar nga partitë politike “t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët
Postimi i plotë i tij:
“Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale
Për shkak të interesimit të madh të medieve, më duhet të sqaroj shkurt:
Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik thuhet:
3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik./InLajmi/