Shqipëria kalon në finale e “Eurovision 2021” me këngën e Anxhela Peristerit, shkruan InLajmi.
Peristeri ka shkëlqyer mbrëmë me performancën e saj, ndërsa suksesit të saj i është gëzuar Anita, bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, e cila përmes një statusi në Instagram ka shkruar disa fjalë të bukura për të.
“Anxhela Peristeri, bravo, bravo, bravo”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë disa fjalë urimi ka pasur edhe për Olti Currin, i cili ka shkruar tekstin e këngës.
“Olti Curri do ta them në kosovarqe “e ke shkri tekstin” shihemi në finale”, ka shkruar Anita”. /InLajmi/