Përfaqësuesja e Shqipërisë sapo ka përfunduar performancën në “Eurovision”.
Sonte (e enjte) po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”.
Në këtë natë do të performojnë 17 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri sapo ka përfunduar interpretimin.
Këngëtarja e cila po garon me këngën “Karma” dhuroi interpretim të mrekullueshëm në skenën e “Eurovision”.
Ajo kishte zgjedhur që për këtë mbrëmje të shfaqej me një kostum ngjyrë gri, në të cilin dukej mahnitëse, përcjell Rtk
Kujtojmë se në tabelën e mëposhtme gjenden numrat në të cilën qytetarët nga këto shtete mund të votojnë për Anxhelën, e cila performoi e 11-ta në këtë festival.