Gjatë seancës së mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës nuk u arrit që të zgjedhët kandidati për zëvendës të Avokatit të Popullit, raporton InLajmi.
Kandidatët për zëvendës të Avokatit të Popullit ishin Leonora Selmani, Majlind Sinanaj – Lulaj, Shqipe Ibraj – Mala, Isa Hasani, Basri Kastrati, Arta Ibrahimi, Selman Ymeri dhe Naile Alaj.
Nga të gjithë kandidatët asnjëri nuk arriti që ti merr 50 votat e mjaftueshme për këtë pozitë.
Kryetari i Kuvendin Glauk Konjufca pasi që nuk u arrit të zgjedhej kandidati për zëvendës të Avokatit të Popullit i mbylli punimet e seancës. /InLajmi/






















