Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në një konferencë për media ka kritikuar vendimin skandaloz dhe të paprecedent të Qeverisë Kurti dhe Presidentes Osmani për tërheqjen e Ambasadoreve tё Republikës sё Kosovës nga misionet diplomatike, përcjell InLajmi.
Musliu-Shoshi ka thënë se këto veprime e rrezikojnë funksionimin e shërbimit tё jashtëm tё Republikës sё Kosovës, si dhe limiton aftësitë dhe mundësit e Kosovës pёr tё qenë aktive nё arenën ndërkombëtarë, pikërisht kur bota po del nga pandemia.
“Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike”, ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi ka theksuar se tërheqja e Ambasadorit nga Haga tregon se Qeveria Kurti po synon ta vështirësojë edhe më tej mbrojtjen e çlirimtarëve në Gjykatën Speciale.
“Ёshtё skandaloze, por pjesё e veprimeve tё javёve tё fundit, qё Kosova tё tёrheqё Ambasadorin nga Haga, i cili përveç që njeh veprimtarinё e Gjykatёs Speciale dhe komunikimin me tё nё emёr tё shtetit tё Kosovёs, ka pasur marrёdhёnie dhe kontakt personal me tё gjithё çlirimtarët qё po mbahen padrejtësisht nё Hagё, si ish-presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe të tjerë”, ka thënë ajo. /InLajmi/