Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 24 raste pozitive më ketë sëmundje.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 10 raste janë në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga një rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.
Ndërkohë, dy pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje, viktimat janë një qytetar nga Tirana dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 65-69 vjeç.
Numri i të vdekurve është rritur në 2.438, kurse i të prekurve në 132.095 që nga fillimi i pandemisë, shkruan TCH.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH të Shqipërisë, janë shëruar 835 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm në 127.240.